Gjeopolitika e një viti në Kosovë, Zejnaj: Na presin zgjedhjet, do kemi një dimër 'të nxehtë' politik

Politologu, Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora News u shpreh se çështja më e ‘nxehtë’ për Kosovën do jenë zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Zejnaj: Sa i përket Kosovës, çështja më e nxehtë dhe më interesante do jetë kjo e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Tashmë do ta kemi një fushatë elektorale, një dimër të nxehtë politik jo të ftohtë.

Pjesa tjetër është komunikimi dhe marrëdhënia që është zhvilluar për këtë vit e Kosovës në raport me BE dhe aletatët.

Edhe komunikimi me Shqipërinë nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Kemi mungësë të njohjeve, nuk kemi ndonjë integrim shumë të madh.

Kemi dështime edhe në Këshillin e Evropës edhe në instance të tjera ku në disa nuk kemi aplikuar fare dhe në disa kemi dështuar që ti plotësojmë kushtet.