Hoti: Një pjesë nga Diaspora do vijnë në Kosovë për të votuar, pjesa tjetër s'do e çajë kokën për zgjedhjet

Analisti, Agron Hoti në një intervistë në Ora News u shpreh se një pjesë e Diasporës do vijnë në Kosovë për të votuar në zgjedhje ndërsa një pjesë tjetër nuk do e çajnë kokën fare nëse do mbahen zgjedhje në Kosovë apo jo.

Hoti: Kam përshtypjen se një pjesë nga Diaspora do vijnë drejtpërdrejt të votojnë në Kosovë duke pasur për arsye faktin se kanë nga dy nënshtetësi.

Një pjesë tjetër janë totalisht indeferentë sepse edhe koha kur do të mbahen zgjedhjet është shkurti i 2025 që është një muaj punë në botën Perëndimore dhe një pjesë nuk do çajnë kokën fare se sa do mbahen zgjedhjet në Kosovë apo jo.

Ishte një përjashtim momental për fushatë elektorale duke qenë se jemi në fushatë elektorale dhe pushteti aktual u mundua që të fitojë ca poena së brendshmi por humbi shumë nga jashtë duke marrë kritika nga SHBA dhe BE.

Dhe menjëherë pas 2-3 ditësh Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e hodhi poshtë atë vendim të KQZ dhe lista Serbe do jetë pjesë e zgjedhjeve.

Të gjithë e dimë që Lista Serbe është një instrument i fuqishëm politik i Serbisë në Kosovë dhe Serbia e përdor atë për politika të saj për të sjellur destruktivitet në Kosovë.