Ilda Zhulali: Paraqitja e Veliajt sot ishte ajo e një njeriu të frikësuar dhe një njeriu në ikje

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali e ftuar në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në SYRI TV, gjatë bisedës me moderatoren, Armela Ferko, Zhulali tha se Veliaj sot u përpoq të shtrëngonte radhët e tij sepse këtë po përpiqet të bëjë për të kundërpeshuar marrëdhënien e prishur me Edi Ramën, i cili tashmë po merr të gjitha ato forca të rreshtuara që ka në bashkinë e Tiranës dhe ka tronditur themelet e drejtimit politik.

Zhulali gjithashtu shtoi se fjala e sotme e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është një lojë dhe një mesazh që ai i dërgon Edi Ramës, më shumë se sa tregon vendosmëri apo palëkundshmëri në qëndrimet e tij.

ILDA ZHULALI:

Paraqitja e Veliajt sot ishte ajo e një njeriu të frikësuar dhe një njeriu në ikje.
Kjo dukej jo vetëm nga sjellja dhe e folura e tij por edhe nga vendimet që u morën në këshillin bashkiak.

Si asnjëherë më parë, këshilli bashkiak, përkatësisht këshilltarët socialistë, u tërhoqën nga një prej vendimeve që kishin sjellë për miratim, ku kërkonin që të gjithë ata biznese dhe individë, banorë të Tiranës që tashmë janë pajisur me leje për shfrytëzimin e hapësirës publike të ripajiseshin me to.

Dhe për shkak të problemeve që pati ky projektvendim, që është një tjetër gjobë financiare që Erion Veliaj vendosi për banorët dhe bizneset e Tiranës, çuditërisht ky vendim u tërhoq në momentin e fundit nga kryetarja e këshillit.

Pra tregon drejtpërdrejt se pozitat e Veliajt janë lëkundur edhe brenda këshillit dhe të gjithë e ndjejnë largimin e tij të shpejtë, siç pritej, nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Edhe gjatë fjalës sonë si përfaqësues të opozitës, i kujtuam zotit Veliaj se në fakt pritshmëria e qytetarëve ishte që të paktën sot të kishte bërë atë dorëheqjen e vonuar nga detyra, por sërish i bëri bisht kësaj gjëje.

Veliaj sot u përpoq të shtrëngonte radhët e tij sepse këtë po përpiqet të bëjë për të kundërpeshuar raportin e prishur me Edi Ramën, i cili tashmë po merr të gjitha ato forca të rreshtuara që ka në bashkinë e Tiranës dhe ka tronditur themelet e drejtimit politik qëdo të ketë  Tirana  në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Pra, kjo është një lojë dhe një mesazh që ai i dërgon Edi Ramës, më shumë se sa tregon vendosmëri apo mos lekundje të pozitave te tij.

Megjithatë, ajo që ka rëndësi për qytetarët e Tiranës është se Erion Veliaj është i njëjti në vetvete, ndaj nëse do të ishte në dorën e tij, është i njëjti njeri që nuk ndjen as përgjegjësi dhe as pendese për atë që ka ndodhur me paratë e taksapaguesve shqiptarë.