Tomorri: Dyshimet mbi dosjen Veliaj janë të forta, hetimet të thellohen
Sipas gazetarit Klodian Tomorri, SPAK dëshiron që ta kapë dosjen Veliaj cektësisht që nga fillimi duke lënë dyshime në hetime, dyshime të cilat janë të forta për cështjen Veliaj.
Tomorri është shprehur se SPAK nuk po heton si duhet dosjen dhe është po SPAK që është i detyruar t'i tregojë qytetarëve se deri ku është abuzuar dhe kush ka gisht në këto skema financiare dhe mashtrimi financiar që po ndodh në Bashkinë Tiranë.
Klodian Tomorri:
Në mos gaboj gjykata e ka kthyer njëherë dosjen 5D si pasojë e hetimeve të vakta. Mesa duket dëshira e SPAK për ta kapur sa më cekët për të mos u thelluar ajo dosje ka qenë që në fillim. Nuk di nëse gjykata do të vazhdojë t'i thotë akoma pas mbylljes së dosje, plotëso hetimet se ka dyshime. Dyshimet në këtë rast janë të forta.
Kemi parë publikisht një tentativë për të vjedhur para publike me rrugën "Gjon Belushi". Skema ishte që bashkia shpall tender, ndërkohë rruga ishte bërë nga bashkia dhe privati do të merrte thjesht paratë dhe kompania që do e bënte ishte 5D.
Ne kemi dyshime që kjo është bërë dhe herë të tjera. Pra hetimi i SPAK duhet të vazhdonte. SPAK duhet t'i thoshte qytetarëve deri ku ka shkuar abuzimi dhe kush ka gisht në këtë skemë.
Ajo që duhet dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë nga SPAK, të kërkojnë sa para i janë vjedhur dhe a ka pasur Gjon Belusha të tjerë. Këtë e them, sepse ka biznese që kjo skemë është aplikuar mbi 15 raste.
Rrugica lagjes, rrug të cilat janë bërë nga punonjësit e bashkisë dhe janë tenderuar vetëm për të marrë paratë. Nëse kjo ka ndodhur duhet të nxirnin përgjegjësit.


