Derdhja e naftës në Detin e Zi, autoritetet në Krime pritet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2024, 12:50
Autoritetet ruse në Krime do të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të derdhjes së karburantit në Detin e Zi, pasi dy cisterna u fundosën në ngushticën e Kerçit.
Lajmi u njoftua nga guvernatori i Krimesë, Sergei Aksenov.
“Dje biseduam me të gjithë kolegët tanë dhe u vendos për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Aksenov, raportojnë mediat e huaja.