Brahaj: Erdogani po shton tonet e ashpra kundër PKK/YPG

Gazetari në Turqi, Sokol Brahaj, ishte i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në "Ora News", ku u shpreh se: 

"Erdogani cdo ditë e më shumë po i shton tonet e ashpra kundër organizatës terroriste PKK/YPG. PKK është organizatë terroriste e njohur nga Amerika, NATO, BE dhe ka mbi 40 vite që ushtron terror në Turqi ku deri më tani mbi 45 mijë ushtarë, fëmijë, gra, pleq, i kanë egzekutuar. Ajo që është forca demokratike, e sponsorizuar nga Amerika, në fakt sipas Turqisë ka ndërruar emrin. Të dyja janë njësoj për Turqinë. "