Tsakna: Estonia nuk do të rinovojë mbrojtjen për refugjatët sirianë

Estonia nuk ka ndërmend të rinovojë lejet e përkohshme të mbrojtjes që u jepen qytetarëve sirianë, bëri të ditur ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna.

“Sot nuk ka më asnjë arsye që Estonia të mbrojë refugjatët e luftës ose refugjatët politikë sirianë”, tha Tsahkna.

”Ndryshimi i regjimit që ndodhi në Damask do t’i lejojë të gjithë refugjatët të rindërtojnë një ekzistencë dinjitoze në tokën e tyre të origjinës”, theksoi ai.