Në funksion prej 7 dekadash/ Aeroporti që shtrihet në kufirin SHBA-Kanada do të mbyllet përgjithmonë

Aeroporti Kufitar Piney-Pinecreek ka një pretendim unik për famë - pista e tij shtrihet në kufirin e SHBA-së dhe Kanadasë.

Por pas shtatë dekadash funksionimi, aeroporti i vogël që ndodhet pranë Roseau, Minesota dhe Piney, Manitoba, në Kanada, do të mbyllet përgjithmonë të premten.

Departamenti i Transportit i Minesotës tha në një njoftim për shtyp në fillim të këtij muaji, se aeroporti “kishte përdorim shumë të ulët dhe u përball me shpenzime të mëdha mirëmbajtjeje, duke përfshirë rindërtimin e pistës, platformës dhe terminalit.

Marrëveshja ndërkombëtare e kërkuar për funksionimin e aeroportit skadon më 26 dhjetor dhe nuk do të rinovohet nga asnjë pronar i aeroportit.

Aeroporti u hap në vitin 1953 me një pistë me bar - një pistë e asfaltuar u shtua në vitin 1978.

Është një nga gjashtë aeroportet që shtrihen në kufi, por i vetmi me një pistë të asfaltuar. Shpesh përdorej nga amerikanët që udhëtonin në Kanada për të gjuajtur dhe peshkuar.

Sipas marrëveshjes ndërkombëtare, stafi në aeroport lejohet të kalojë mes dy vendeve për punën e tyre, pa kaluar në procesin tipik doganor.