Mbi 11 milionë të huaj/ INSTAT: Mbi 90 për qind deklaruan pushime në shqipëri

Instat ka raportuar 11 milion e 46 mijë të huaj që kanë vizituar shqipërinë nga 1 janari dhe deri në fund të nëntorit krahasuar me 9 milionë e 500 mijë të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Nga të dhënat zyrtare duket interesante shifra e trefishimit të vizitave nga afrika që nga 10 mijë të tillë në 11 muaj ka shkuar në 30 mijë.

Dyfishim ka dhe në të dhënat e pushuesve nga azia e jugur që shkojnë në 27 mijë e 820 persona.

Ndërkaq nga shba dhe vendet e be vijon rritja e vizitorëve që në pjesën dërrmuese deklarojnë për pushime apo vizita tek të afërmit.

E kundërsa ka ndodhur për shtetas nga lindja e mesme që shënuan rënie nga 39 mijë vitin e shkuar në 29 mijë

Instat  bën të ditur dhe një rritje të lëvizjes së shqiptarëve jashtë vendit.

Janë rreth 13 për qind më shumë që kanë kaluar kufirin dhe një shtesë me rreth 20 për qind të tyre që janë kthyer në Shqipëri.

Sa i përket muajit nëntor instat raporton një ndryshim të lartë të të huajve që kanë ardhur në vendin tonë për qëllime biznesi dhe profesionale, ku shtesa shkon në 89,4 %.

Rënie nga ana tjetër ka për qëllime shëndetësore, fetare dhe ata që janë dnalur transit në aeroport.