Dëshmia e Korçarit që hyri në bankë: Më hutoi e dashura që është në Itali po flisja me të në telefon

Dëshmia e Korçarit që hyri në bankë: Më hutoi e

Valter Xhelillari, personi që hyri në ambjentet e një banke të dytë në Korçë,është shfajësuar para grupit të hetimit, duke pretenduar se këtë veprim e ka kryer pasi ishte hutuar teksa fliste në telefon me të dashurën e tij, B. Meta.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka siguruar dëshmitë e personit të arrestuar, i cili ka treguar se nuk ka pasur asnjë qëllim të kryente grabitjen e bankës, por sipas tij në datën 21 dhjetor 2024 është futur në hyrjen e saj, krejt rastësisht dhe në mënyrë të pallogjikshme pasi ishte në gjëndje të dehur dhe po fliste në telefon me të dashurën.

Nga kqyrja e telefonit është konstatuar se në aplikacionin “Messenger” me kontaktin B.Meta, ka patur një bisedë “Videocall” e filluar në orën 09:18 që ka zgjatur 55:14 minuta.

Nisur nga dëshmia e tij dhe kqyrja e aparatit të telefonit, prokuroria e Korçës, ka vendosur të heqë akuzën e “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” duke ngritur për Valter Xhelillarin akuzën e “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërimit të pronës me zjarr”.

“...dje kam qënë i dehur që në orët e para të mëngjesit. Nga pasditja vone kam shkuar te bar L..., ku kam qendruar rreth 2 orë atje. Aty kam konsumuar përsëri alkool atje. Kam dalë nga bar L... dhe kam qënë duke folur në "Messenger”, me një vajzë që e kam te dashur, e cila jeton në Itali. Kam kaluar në pedonalen e qytetit dhe më pas kam qënë duke kaluar te banka. Kam qënë shumë i dehur dhe nuk e mbaj mend, se cila bankë ka qënë. Kam qënë duke folur akoma në “Messenger” me këtë vajzën dhe një moment i kam rënë një dere me shkelmë, por nuk e dija se çfarë ishte bankë, apo dyqan. Që kur i kam rënë derës me shkelme, nuk mbaj mend më se çfarë kam bërë deri kur kam shkuar në shtëpinë time. Dhe si kam shkuar në shtëpinë time, nuk e mbaj mend...”- ka tregaur i arrestuari Valter Xhelillari.

Ndërkohë sipas tij një ditë më pas në orët e darkës, ka hapur telefonin dhe ka folur me të dashurën që është në Itali. Ajo më tha që dje kisha bërë një gabim, duke ma shpjeguar situatën.

“...unë dje kam qënë i pandërgjegjshëm fare. I dehur dhe nuk e mbaj mend çfarë kam bërë. Tani që e kam kuptuar se çfarë kam bërë ndjehem i penduar. Unë kërkoj falje për veprimin që kam bërë. Nuk ka qënë synimi im që të vidhja bankën. Asnjehere nuk i kam bërë këto veprime në jetën time...”-ka deklaruar i arrestuari.

Pritet që ditën e nesërme Valter Xhelillari të dalë para gjykatës së Korçës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës.