Vuçiç përballë popullit/ Gazetari serb sjell Beogradin në “Ora News” Stanetiç: Protestuesit s’pyesin për zgjedhje, Vuçiç ka kapur shtetin

Mijëra njerëz janë mbledhur në Beograd, në një protestë të madhe studentore që mori mbështetje të madhe.

Revolta e studentëve në Serbi, një nga më të mëdhatë në dekadat e fundit, filloi me bllokimin e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd dhe më pas u përhap në më shumë se 50 në të gjithë vendin.

Željko Stanetić, Gazetar dhe drejtor filmi, gjithashtu drejtor ekzekutiv i “Vojvodina Civic Centre”, në lidhje me skype nga Beogradi, përcolli për studion e lajmeve në “Ora News”, situatën që po përjeton vendi i tij në këto ditë protestash të fuqishme kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.

INTERVISTA E PLOTË

Željko, përshëndetje, faleminderit për intervistën në “Ora News”, është kënaqësi t’ju kemi drejtpërsëdrejti nga Beogradi.

Përshëndetje, është kënaqësi të jem me ju dhe faleminderit për interesimin tuaj në atë se çfarë po ndodh në Serbi, Beograd.

Çfarë po ndodh në Beograd me protestën më masive ndonjëherë. Për çfarë arsyesh është duke u mbajtur?

Në fakt gjithçka nisi me kolapsin e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën, por do thoja që ishte vetëm momenti fillestar. Në fakt reagimi i qeverisë pas kësaj tragjedie në Novi Sad i dha shkak qytetarëve të tubonin dhe më pas studentëve.

Mund të na tregosh diçka më shumë mbi ngjarjen e Novi Sadit për publikun shqiptar? Çfarë ndodhi atje.

Në fakt Novi Sad është qyteti i dytë më i madh i vendit dhe tarraca që është pjesë kryesore e stacionit hekurudhor u shemb, në fakt 3 muaj pas hapjes së stacionit hekurudhor. Stacioni ka qenë funksional për 16 vite dhe nuk ka pasur asnjëherë problem por pas rikonstruktimit në ndërtesë

Ky ishte moment sesi nisi protesta, dhe si po vijon tani?

Në fakt nisi si një akt simbolik nga qytetarët e Novi Sad...

Vetëm qytetarët apo edhe studentët?

Në fakt në fillim ishin qytetarët, të rinjtë nga Beogradi dhe Novi Sad donin të ndalonin trafikun duke fikur makinat për 15 minuta në raport me 15 personat të cilët humbën jetën dhe reagimin e qeverisë. Por tanimë protesta u bë masive me pjesëmarrjen  e mijëra personave

Pra nuk janë vetëm studentët që po marrin pjesë në protestë apo jo?

Numri më i madh i protestuesve janë studentë dhe të rinj  por në fakt shumë e shumë njerëz po i bashkohen protestës. Ditën e djeshme patën mes tyre prindër, punonjës të shëndetësisë dhe agrikulturës, mësues.

Çfarë kërkojnë nga qeveria protestuesit jo vetëm studentët,  a kanë disa pika kërkesash?

Që nga fillimi i protestës, kërkesat kanë qenë të qarta. Është kërkuar përgjegjësia për ngjarjen në Novi Sad, gjithashtu përgjegjësi për personat të cilët po qëllojnë studentët dhe në fakt disa prej tyre vijnë nga partia në pushtet në Serbi dhe kërkesa e fundit ka qenë rritja e buxhetit për të studiuar në universitetet në Serbi.

Mund të flasim për deklaratën që Presidentit Vuçiç ka mbajtur për median, çfarë përgjigjesh dha apo si ka bërë ende për publikun? Ai akuzoi Perëndimin që të jemi të qartë.

Presidenti Vuçiç është duke u sjellë siç ka bërë për 10 vite. Ai ka uzurpuar pothuajse të gjitha nivelet e qeverisjes në Serbi dhe po vijon ta bëjë këtë.

A është qeveria e Serbisë në një pikë kritike, duke nisur nga kjo protestë që duhet thënë se nuk është e para që ndodh në vend?

Padyshim që nuk është problemi i parë. Qeveria e Serbisë dhe le të themi partia në pushtet së bashku me kanë uzurpuar gjithçka, veçanërisht Presidenti Vuçiç. Ne mund të shohim kënaqësinë e qytetarëve për këtë situatë prej kohësh. Ajo çfarë ndodhi në Novi Sad ishte një shtytje pasi arsyeja e vërtetë është korrupsioni pas tragjedisë në Novi Sad. Ne po presim disa gjyqe për këtë, por është e qartë se disa niveli korrupsioni, keqqeverisja e gjërave në Serbi sollën këtë moment nga ku kemi edhe njerëz të vdekur. Problemi është më i madh se kjo çfarë po ndodh. Ka qenë vetëm një shtysë e akumuluar më herët.

Çfarë shansesh ka Presidenti Vuçiç të vijojë karrierën e tij politike, apo është opozita që fiton në këtë rast?

Në fakt opozita është shumë e dobët dhe kjo prej vitesh. Gjithsesi opozita në njëfarë mënyre ka qenë jashtë kësaj protestë pasi kërkesa ka ardhur nga të rinjtë. Këto janë protesta nga njerëz të thjeshtë por aktivistë të opozitës janë pjesë por jo si organizatorë dhe pothuajse nuk duken në këto protestë. Nuk e di se çfarë duhet të presim nga zgjedhjet me situatën që kemi me mënyrën sesi ato organizohen. Për herë të parë protestuesit nuk po pyesin për mbajtje zgjedhjesh.

Kur do mbahen zgjedhjet?

Jo, për herë të parë nuk kemi zgjedhje. Protestuesit nuk po kërkojnë zgjedhje, ndoshta nuk do presim për zgjedhje të rregullta, e kam këtë ndjesi, por ata nuk po e kërkojnë këtë tani.

A ka shanse opozita për një rotacion politik edhe pse nuk është një protestë e organizuar nga opozita?

Nëse disa ndryshime ndodhin, mendoj se do të jetë diçka që ne duhet të flasim për gjendjen e zgjedhjeve dhe mënyrën sesi ato do të mbahen sepse nëse i organizojmë edhe njëherë si herën e fundit të padrejta dhe të kontrolluara nga partia progresive serbe, do të kemi të njëjtën situatë si tani. Duhet fillimisht të ndryshojmë rregullat e lojës në zgjedhje në mënyrë që të kemi ndryshime.

A do të mblidhen sërish protestuesit?

Në fakt protesta e dy ditëve më parë tregoi forcën e të rinjve dhe kanë njoftuar se po qëndrojnë në hyrje të fakulteteve dhe mendoj se do të qëndrojnë aty në javët në vijim. Janë më shumë se 16 fakultete  të bllokuara dhe mendoj se është numri më i madh që ne kemi pasur ndonjëherë. Edhe protesta e dy ditëve më parë në numra ka qenë nga më të mëdhatë në historinë e Serbisë. Mendoj se do të kemi të tjera protesta. Njerëzit çdo të premte mblidhen 15 minuta për 15 personat që humbën jetën. Bllokojnë rrugët dhe do të vijojë.

A ka pasur përgjigje nga ndërkombëtarët për atë se çfarë po ndodh aty?

Reagime të hapura nga ndërkombëtarët apo përfaqësuesit e BE nuk kemi ende. Mund të shohim në vijim. Lajmet për këtë protestë janë injoruar nga qeveria serbe dhe sigurisht po përpiqen që pjesëmarrja të duket e vogël. Protesta në vetvete është transmetuar në të gjithë Evropën ne media të rëndësishme dhe mendoj se do të jetë diçka që do të merret në konsideratë në javët në vijim sepse mendoj se kjo nuk mund të injorohet. Veçanërisht menaxhimi i kësaj proteste pasi deri më tani kemi disa situate serioze ku njerëzit po përpiqen të shkojnë mes protestuesve drejt turmës me makinë, kjo është diçka që duhet adresuar te ndërkombëtarët.

Është diçka e parë më herët në Serbi, e kam fjalën për mbulimin e medias në Serbi? Si është kjo për një gazetar?

Në fakt media është e marrë nga qeveria dhe nuk kemi media të lirë të paktën shumica prej tyre. Ata të cilët nuk janë duke ndihmuar shumë me protestën.

Po media ndërkombëtare?

Media ndërkombëtare është duke transmetuar atë se çfarë po ndodh. Është diçka sikur po e tejkalon bllokimin e medias dhe po pasqyron situatë. Edhe media sociale ka qenë intensive dhe po ka ndihmuar shumë. Sigurisht mbledhja e protestuesve është parë në të gjitha platformat sociale dhe është ë pamundur të mos shohësh çfarë ndodh në Beograd.

Nga Beogradi është e pamundur të mos përmendim lidhur me politikën në Kosovë. Lista Serbe nuk do të marri pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Pse kështu? Çfarë ndodhi me këtë temë që në fakt është një çështje që ne e kemi parë edhe më herët kur Lista Serbe ka marrë pjesë në zgjedhje?

Lista Serbe është praktikisht pjesë e partisë progresive në Serbi dhe është e qartë për ne këtu në Serbi. Ajo që është interesante tani është që zgjedhjet parlamentare në Kosovë nuk kanë bashkim me qytetarët në Serbi. Është e çuditshme sepse Kosova është prezente në median tonë. Tema e zgjedhjeve në Kosovë është jashtë fokusit në fakt dhe nuk e di nëse është e qëllimshme, por në media dominon çështja e protestës aktualisht.

Mund të themi që fokusi për qeverinë e Serbisë është ajo se çfarë po ndodh me protestën sesa zgjedhjet në Kosovë?

Qeveria nuk është e kënaqur me faktin që Lista Serbe nuk do të marri pjesë në zgjedhje.

A është një dobësi e qeverisë për këtë?

Mendoj se po, është diçka që ata nuk e duan.

Zhelko ishte kënaqësi t’ju kisha drejtpërdrejtë në “Ora News” nga Beogradi. Kënaqësi t’ju kisha në bisedë.

Faleminderit shumë!