Dashevci: Për sa kohë Radoiçiç është i lirë, rreziku për destabilizimin e Kosovës do jetë prezent
Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci në një intervistë në Ora News u shpreh se për sa kohë Radoiçiç është i lirë, rreziku për destabilizimin e Kosovës është prezent.
Dashevci: Për sa kohë Radoiçiç ai kryekriminel është i lirë, rreziku për Kosovën për destabilizim ka qenë, është dhe do të jetë permanent.
Ai e sulmoi Banjskën, u pa me fotografi që është ai dhe në aspektin kriminalistik fotografia vlen sa 2 mijë fjalë.
Për sa kohë është i lirë, ka probleme, ka pasur probleme dhe mund të ketë ende probleme.
Kryeministri i Kosovës i ka paraqitur ngjarjet kronologjikisht, pra atë realen se çfarë na ka ndodhur neve në Kosovë.
Prandaj të gjithë ata që e kanë sulmuar Republikën e Kosovës tash sa e sa kohë janë të lirë.
Njerëzit që janë në funksion të atij kryekrimineli janë të lirë dhe përsa kriminelët janë të lirë gjithmonë do të paraqesin rrezik në aspektin e sigurisë për Republikën e Kosovës.
