Kosovë/ KQZ nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2024, 14:58
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dalë kundër certifikimit të kësaj partie, duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës./REL