Mbyllja e TikTok/ Liçaj: uk është se merret për bazë vetëm një urdhër, duhet një vendim gjykate, një urdhër prokurorie, pastaj...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 10:15
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte eksperti i IT-së, Edmond Liçaj, për të folur mbylljen e platformës "TikTok".
"Nuk besoj që shihet nga aspekti i lehtësisë i mbylljes apo jo, por patjetër që ka mekanizma mbyllës, bllokues ose parandalues të rrjeteve të komunikimit. Patjetër që duhet të ketë një vendim gjykate, një urdhër prokurorie, pastaj institucionet shqiptare bëjnë ekzekutimin e një vendimi. Pra nuk është se merret për bazë vetëm një deklaratë apo urdhër. Pra, asnjë institucion nuk vepron në bazë urdhrash", u shpreh Liçaj.
