Miliona të kursyera nga SEPA! BSH, Bregu: Bankat duhet të aplikojnë për t’u lidhur me sistemin! Nga 5 tetori 2025, nisin përfitimet
Nga data 5 tetor 2025 pritet që qytetarët dhe bizneset të mund të bëjnë transaksione në sistemit SEPA.
Ledia Bregu drejtoreshë e Departamentit të Sistemeve të Pagesave pranë BSH shprehet se bankat duhet te aplikojnë individualisht për t’u lidhur me sistemin e bankave në Evropë.
Institucionet financiare me kapital të huaj pritet ta kenë më të lehtë procesin e aplikimit dhe pranimit.
Nisja e veprimeve në tetor do të shoqërohet me ulje të ndjeshme të komisioneve për pagesat që bëhen me banka jashtë Shqipërisë.
Bregu shpjegon edhe rolin e Bankës Shqipërisë që ka në këtë proces.
Bankat duhet t’i nënshtrohen disa rregullave teknike përpara se jene operacionalisht gati për të kryer transaksione ne Zonën e Vetme të Pagesave në Euro. Rregulla të cilat përfshijnë sigurinë e transaksioneve dhe parandalimin e pastrimit të parave.

