ALERT-i nga mandarinat, flet drejtoresha në MBZHR: Fermeret kanë përdorur produkte për mbrojtjen e bimëve të paregjistruara
Temë e bisedës së shtruar për diskutim në emisionin “Alert” në “Ora News” nga moderatori Granit Sokolaj ishin alarmet ushqimore që janë ngritur tek konsumatorët përgjatë këtij viti, duke u nisur dhe nga shqetësimi që vjen për mandarinat në tregun shqiptar.
Drejtoresha e Politikave të Mbrojtjes së Bimëve në MBZHR, Valdete Buça, u shpreh se ajo që ka ndodhur është fakti se fermerët kanë përdorur produkte për mbrojtjen e bimëve produkte të paregjistruara.
“Për rastin konkret është bërë shumë bujë në media, ka rezultuar me mbetje dhe ajo që është konstatuar është se tek mandarinat kanë rezultuar me dy mbetje të palejuara në Republikën e Shqipërisë, që janë klorifuorifosi dhe fosmeti. Dhe ashtu siç janë të ndaluara në BE, ashtu janë edhe në Shqipëri.
Ajo që ka ndodhur është fakti se fermerët kanë përdorur produkte për mbrojtjen e bimëve produkte të paregjistruara”, u shpreh Valdete Buça.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”

