“Në kërkim të simboleve” – Berisha: S'ka një individ, që të ketë bërë më shumë për lirinë se Azem Hajdari. Ja çfarë i tha ai Ramiz Alisë

“Në kërkim të simboleve të lirisë” – Kryedemokrati Sali Berisha mori pjese në aktivitetin e “Brain Gain”!

"Në historinë tonë kombëtare nuk ka një individ, që të ketë bërë më shumë për lirinë e shqiptarëve se, sa Azem Hajdari", u shpreh Berisha.

FJALA E BERISHES

Një përshëndetje të përzemërt për ju këtu, drejtues këtu, anëtarë të panelit, miq të mi dhe të të gjithë të pranishmëve.

Por edhe një mirënjohje shumë të veçantë për Departamentin ‘Brain Gain’, i cili me mençuri ka zgjedhur në parimin më themelor të konservator simbolet dhe traditat, traditat dhe simbolet.

Në fakt, ne për këtë jemi. Dhe unë e kam vlerësuar shumë këtë përzgjedhje të tyre, e kam vlerësuar shumë, udhëtimet që kanë bërë nëpër Shqipëri me këtë tematikë, si një kontribut qenësor.

Po harrove të shkuarën, të ardhmen nuk e ke kurrë të sigurtë dhe kjo është e provuar me qindra herë në histori. E shkuara të duhet për një qëllim, për të projektuar të ardhmen.

Dhe këto të reja dhe të rinj, në këtë vrazhdësi, kohë të vrazhdë ta quajmë për PD, këta zgjodhën që trashëgimnia dhe simbolet jo veç të PD, të mos harrohen, por të nderohen, kujtohen, si burim frymëzimi për shqiptarët.

Këta kanë trajtuar çështje të tjera të cilat unë i kam vlerësuar shumë, një seri nismash, siç është nisma ‘Dhuro një libër’, i kanë dalë zot librit në një kohë shumë të vështirë për librin dhe në një kohë kur libri në mënyrë të padrejtë po skajohet nga aplikacionet e ndryshme, të cilat nuk e zëvendësojnë kurrë atë.

Por këta kanë qendruar në anën e drejtë, janë marrë me librin dhe një seri temash të tjera. Kanë zgjedhur sot për të na bashkuar këtu, një simbol të vërtetë të lirisë së shqiptarëve, Azem Hajdarin.

Unë mund tu them këtyre zotërinjve që nuk e kanë njohur, por në historinë tonë kombëtare nuk ka një individ si person, që të ketë bërë më shumë për lirinë e shqiptarëve se sa Azem Hajdari si person.

Në vitin 1990, ne në tërësi, të jem i sinqertë me ju, ishim parashikuar pas 2 korrikut të mbetemi Kuba e Adriatikut. Ju sugjeroj të lexoni për këtë, një intervistë të protagonistit kryesor ndërkombëtar, që ishte ambasadori Gjerman, Verner Dob.

Çfarë thotë ai? Ajo ishte një kryengritje madhështore, ajo ishte, ata që rinia punëtor, ti themi siç janë, por ata e përmbysën murin e Berlinit në Tiranë, ata si luanë iu vërsulën ambasadave.

Shoqëria, ne të tjerët, qëndruam në letargjinë tonë, në topinë tonë dhe nuk mbushëm rrugët. E thotë bukur ai.

Por çfarë thotë ai? Askush përveç se një zv/ministër në qeverinë time nuk më mbështeste dhe më vëzhgonin se mos isha nxitës. Ai nxiste në fakt, ai ishte burrë, meriton çdo nderim. Ai nxiste me shpresë se nga kjo, Tirana do të derdhej në rrugë.

Por thotë, më vinin telegramet dhe mesazhet se, kanë specifikat e veta, se janë kështu, e ashtu, përveç zv/ministrit, i cili më çonte mesazhe shumë i entuziazmuar nga veprimi im.

Kështu që, Ramiz Alia arriti të ringrejë murin e Berlinit. Shpërndarë kishte ata sampistat, kishte ca batalione terroriste. Rrihnin njerëz. Po të shihnin 15 veta në stacion, rrihnin, që të mos u shkonte mendja të futeshin në ambasada, pasi i përzuri.

Kështu që, plus ambasadat hynë në remont, pasi ishin dëmtuar. Ambasada Gjermane 3 mijë vetë në oborr dhe seli. Në atë kohë pra, kur këta e nisën betejën ishte e papritur.

Ka një ngjashmëri të madhe mes revolucionit çek dhe revolucionit demokratik shqiptar, edhe atë studentët e nisën, edhe atë e nisi Universiteti i Pragës.

Por ku ishte Çekia krahasuar me Shqipërinë, ishte shumë kate më e lirë se Shqipëria.

Ky që e quanin edhe Gorbaçov, vriste njerëz në kufi, vriste të rinj në kufi. Dhe jo vetëm i vriste, por ua zvarriste trupat nëpër qytete, Shkodër, Sarandë, Gjirokastër, e me radhë për të terrorizuar. Nga mëngjesi deri në darkë u frynte brirëve të demokracisë, thoje ti, se këtu po bëhet gjithçka.

Ata vriteshin, të rinjt i vriste. Dhe Ramiz Aliaj ka shkelur rregulloren e kufirit. Në një kohë kur kishte hequr veprën e tradhëtisë kombëtare për arratisjen.

Pra me gjithë këtë situatë, Azem Hajdari me një grup të vogël fillimisht në datën 8 në darkë, dalin e protestojnë në sheshin e Qytetit Studenti.

Nuk kishin drita, baltë në qytet, nuk kishin ngrohje etj. Natyrisht këto kërkesa ishin të tyre, por Ramiz Aliaj informohet menjëherë se, studentët janë në protestë dhe kërkojnë takim, pranon takimin dhe nuk i pret në Komitet Qendror, por i pret në universitet. Dhe këta shkojnë në Universitet.

Imagjinoni ju, një student të vitit 3-4, se ju e keni shumë të thjeshtë tani, por ju garantoj se po të bëhej një anketë në atë periudhë, se çdo të thotë pluralizëm, shumë të paktë ishin ata që mund të jepnin përgjigje se çfarë do të thotë pluralizëm.

Izolimi kishte bërë punë të jashtëzakonshme. Sigurisht kishte një elitë që e dinte, por masivisht, propaganda kishte bërë punë të jashtëzakonshme.

Dhe Azem Hajdari i thotë, na thuaj ku e ke qëllimin dhe fjala e tij; nuk kemi dalë për një gojë çaj.  Kemi dalë për atë që duhet dalë, pra për qëllime politike.