FOTO+VIDEO/ Tirana në kolaps makinash, Gangrena në Rrugët e kryeqytetit, PL: Situata nuk zgjidhet me asfaltin elektoral të Erion Veliajt
Trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës është një problem më të cilin përballen qytetarët çdo ditë dhe është kthyer në një shqetësim shumë të madh.
Nga ana tjetër, Policia Rrugore nuk i jep dot drejtim këtij problemi pasi përveç tabelës nuk kanë asgjë tjetër në dorë.
Bllokimet e rrugëve vijojne prej disa ditësh dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë problem dhe askush nuk mundohet t’i japë zgjidhje.
Ky shqetësim është tepër i madh pasi qytetarët kalojnë të njëjtin stres çdo ditë, sepse për të shkuar në destinacion u duhet të nisen dy orë më herët.
Lidhur me kete problem ka reaguar sot edhe Partia e Lirise, permes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja.
DEKLARATA E PL

Trafiku në Tiranë është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen qytetarët sot. Vite më parë, kur popullsia ishte shumëfish më shumë e rrjedhimisht dhe levizja e automjeteve, përsëri ngarkesa e rrugeve nuk ishte në këto përmasa në të cilat ndodhemi.
Trafiku sot nuk njeh më orar piku pasi si të dalësh në mëngjes, si në drekë, e si në darkë, do mbetesh i bllokuar në çdo rrugë të Tiranës.
Transporti publik është një katastrofë e vërtetë. Qytetarët detyrohen të presin pafund nëpër stacione, urbanët, të cilët vijne plot e për plot totalisht jashtë kapaciteteve të tyre.
Kjo situatë sjell vonesa në lëvizje, stres për qytetarët dhe ndotje të ajrit, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës.
Një nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në këtë problem është infrastruktura e pamjaftueshme.
Sepse narkoshteti dhe narkoqeveria çojnë dëm qindra miliona euro tendera, për rrugë të florinjta, rrugë që kanë nisur e s’dihet se kur do mbarojnë, rrugë që nisen tani për të qënë pjesë e premtimeve elektorale boshe të vitit të ardhshëm dhe rrugë që sapo ndërtohen bëhen të pakalueshme për qytetarët për shkak të cilësisë skandaloze.
Buxheti i vitit 2024 parashikonte fondin për rrjetin rrugor, transportin, urbanistikën dhe shërbimet publike vendore në masën 12,2 mld leke.
Nga kjo kuptojmë fare thjeshtë se kjo shifër mbeti thjesht një parashikim se për sa kohe jemi në këtë gjendje kuptohet që fondet e këtij viti që po lëm pas, përfudnuan në xhepat e oligarkëve dhe klientëve të qeverisë.
Ndërkohë, buxheti i vitit 2025 për rrjetin rrugor, transportin, urbanistikën dhe shërbimet publike vendore ka planifikuar një fond prej 14,9 mld lekë.
Po për çfarë arsye? Për të hedhur asfalt elektoral? Për të përfunduar rrugë për të cilat kanë humbur fondet apo për të gënjyer pensionistët me transport publik falas, ashtu siç i gënjyet me indeksimin qesharak të pensioneve?
Tanimë dihet se qëllimi i vetëm i këtij narkoregjimi që po i vjen fundi është të shkaterrojë jetën e qytetarëve të ndershëm, të tallet me rininë, të tallet me pensionistët.
Sado grup-kapituj të hapen për “Shqipërinë në BE” me keqardhje më duhet të them se jemi shumë larg standartit europian.



