VIDEO/ “Po lind një tjetër gjeneratë e turizmit”, Rama: Projekte për zhvillimin e Borshit
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se do të investohet në shumë projekte për zhvillimin e Borshit, i cili sipas tij, “ka qenë zona me më pak ndërhyrje në aspektin e investimeve publike”.
Gjatë përmbylljes së procesit të shpërndarjes së titujve të pronësisë në Himarë, Rama u ndal te investimet që do të kryhen në Borsh.
Kryeministri vlerësoi se në Borsh po lind një tjetër gjeneratë e turizmit në aspektin e infrastrukturës hoteliere që do të sjellë më shumë të ardhura.
“Kemi edhe shumë projekte të tjera që prekin Borshin dhe pika të tjera. Borshi ka nevojë për ndërhyrje. Është në fakt zona më pak e ndërhyrë në aspektin e investimeve publike, por jo për ndonjë arsye tjetër, por sepse nuk kemi dashur që të bëjmë rrugë që të shkatërrohen pastaj nga fluksi i ndërtimeve.
Sidomos në pjesën poshtë ku po lind një tjetër gjeneratë e turizmit në aspektin e infrastrukturës hoteliere, cilësisë që do të sjelli turistë që do të shpenzojnë më shumë dhe do të sjellin më shumë të ardhura për zonën”, u shpreh Rama.
Kryeministri u shpreh se “i kemi të gjitha arsyet që të jemi shumë optimistë për të nesërmen, pasi kjo që po bëjmë sot është forcim i themelit të ekonomisë”.
TAKIMI I RAMES NE HIMARE


