VIDEO/ Arsenali rikthehet te fitorja, mposht 1-5 Crystal Palace

Arsenali i Mikel Artetës triumfoi me rezultatin 1 me 5 në transfertë ndaj Crystal Palace, në duelin e dominuar nga “topçinjtë”.

Dopieta e Gabriel Jezus, si dhe golat e Havertz, Martinelit dhe Deklan Rajs, i dhuruan 3 pikë të arta Arsenalit, ndërkohë që golin e vetëm për Kristal Palas e shënoi Sarr në minutën e 11-të.

Ndërkohë në duelet e tjera, Newcastledhe Notingham bënë “ligjin” në transfertë duke triumfuar respektivisht me shifrat 0-4 dhe 0-2 ndaj Ipswich dhe Brentfordit.

Sfida tjetër mes West Hem dhe Brighton u mbyll në barazim 1-1.