SHBA: Vramë liderin e ISIS. Sulmi në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi i Assad dhe forcat ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 16:28
Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë se kanë vrarë në një sulm ajror dy operativë të ISIS, përfshirë udhëheqësin e ISIS, Abu Yousuf, sipas një deklarate zyrtare.. Sulmi është kryer në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi i Assad dhe forcat ruse.
Washingtoni ka rritur veprimin ushtarak kundër grupit ekstremist që nga rënia e qeverisë së Bashar al-Asadit duke goditur zonat, që ishin mbrojtur nga mbrojtja ajrore siriane dhe ruse përpara një ofensive rrufeje nga opozita që tani kontrollon vendin.