Salvini përballet me vendimin e Gjykatës pas akuzave për shpërdorim detyre në 2019
Një vendim pritet të premten në gjyqin e zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini, i cili akuzohet për rrëmbim dhe shpërdorim detyre për refuzimin e tij për të lejuar një varkë shpëtimi emigrantësh të ankorohej në Itali në vitin 2019, sipas BBC.
Prokurorët në Siçili kanë kërkuar nga gjyqtarët dënimin e tij me gjashtë vjet burg.
Salvini, i cili është lider i partisë së krahut të djathtë “Lega” dhe një aleat i qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, ka thënë se do të apelojë nëse shpallet ai fajtor.
Ai është tërhequr kundër akuzave, duke pretenduar vazhdimisht se vendimet e gjyqtarëve ishin “politike” dhe se faji i tij i vetëm ishte se donte “të mbronte Italinë”.
Një nga prokurorët, Geri Ferrara, i tha Gjykatës në shtator se të drejtat e njeriut duhej të mbizotëronin mbi “mbrojtjen e sovranitetit shtetëror”.
“Një person i bllokuar në det duhet të shpëtohet dhe është e parëndësishme nëse klasifikohen si migrantë, anëtarë të ekuipazhit apo pasagjerë”, tha ajo.
Një anije OJQ-je e quajtur “Open Arms” mbante 147 emigrantë të kapur në brigjet libiane kur u pengua të ankorohej në ishullin italian të Lampedusaa me urdhër të Salvinit, i cili ishte ministër i Brendshëm në atë kohë.
“Open Arms” qëndroi në det për gati tre javë dhe gjendja shëndetësore e emigrantëve në bord u përkeqësua.
Përfundimisht, prokurori në qytetin siçilian të Agrigento, Luigi Patronaggio, urdhëroi që anija të sekuestrohej në mënyrë parandaluese pasi e inspektoi dhe vuri në dukje “situatën e vështirë në bord”.
Salvini tha se qeveria e atëhershme e Giuseppe Conte e kishte mbështetur plotësisht në misionin e tij për të “mbyllur portet” e Italisë për anijet e shpëtimit të OJQ-ve.
Kryeministrja Giorgia Meloni i ka qëndruar në krah të zëvendëskryeministrit të saj, duke thënë se ai kishte “solidaritetin” e saj dhe të qeverisë.
“Të kthesh detyrën për të mbrojtur kufijtë e Italisë nga imigracioni i paligjshëm në një krim është një precedent shumë serioz”, postoi ajo në X në fillim të këtij viti.
Meloni, kurrë nuk do të priste dorëheqjen e tij në rast të një vendimi fajësie – dhe nga ana e tij Salvini ka thënë se nuk do të tërhiqet.
“Dua të besoj se Italia është një vend normal dhe në një vend normal dikush që mbron kufijtë nuk shpallet fajtor”, tha ai për mediet italiane në fillim të kësaj jave.
“Nëse do të ishte kështu, ky do të ishte një lajm i tmerrshëm për vendin dhe një arsye për të festuar për kontrabandistët e njerëzve dhe armiqtë e Italisë”, tha Salvini.
Ai ka pretenduar gjithashtu se gjyqësori italian ishte “i politizuar” dhe se disa magjistratë “po ndiqnin politikën e majtë”.
Anëtarët e partisë “Lega” të Salvinit janë mbledhur rreth tij dhe po përgatisin demonstrata në mbështetje të tij.
Të mërkurën, eurodeputetët e “Lega” dolën në një seancë të Parlamentit Evropian në Strasburg të veshur me bluza që shkruanin “Fajtor për mbrojtjen e Italisë” – një slogan që Salvini ka përdorur në të kaluarën.
Nëse shpallet fajtor, Salvini ka thënë se do të apelojë kundër vendimit deri në Gjykatën e Lartë të Kasacionit – gjykata më e lartë e Italisë. Ky proces mund të zgjasë me muaj dhe pozicioni i Salvinit në qeveri dhe parlament nuk do të ndikohej.
