Mudrik doli pozitiv me doping, Mareska e mbështet
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, beson se mesfushori Mikhailo Mudrik është i pafajshëm dhe i beson plotësisht lojtarit të tij, pasi ai u pezullua përkohësisht nga Federata e Futbollit për dështimin në një anti-dopingu.
Testi pozitiv ishte për substancën e ndaluar meldonium dhe Mudrik tani përballet me një pezullim të mundshëm deri në katër vjet sipas Rregullave të FA-së.
Ylli ukrainas lëshoi një deklaratë menjëherë pas daljes së lajmit, ku ai pretendoi se “nuk kishte bërë asgjë të keqe” dhe tani ka folur për këtë çështje edhe trajneri i tij, duke deklaruar se i beson anësorit dhe do ta mbështesë atë gjatë procesit.
“Tani situata është pak më e qartë. Për sa i përket deklaratës, nuk ka asgjë për të shtuar”, tha Mareska përpara ndeshjes së sotme Ligës së Konferencës, kundër Shamrok Roversit.
“Klubi, stafi trajnerët dhe të gjithë në qendrën stërvitore do ta mbështesin atë. Do të jetë mbështetje e përgjithshme. Ne i besojmë atij.
Kur ndodhin gjëra të tilla, ju duhet të mbështesni lojtarin. Ai është një futbollist i Çelsit dhe është një nga lojtarët e përfshirë në skuadër kështu që është detyra ime të jem në kontakt me të. Ne jemi të gjithë atje.
Nuk është hera e parë që ndodh. Do të ndodhë përsëri për lojtarë të ndryshëm. Ata e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë dhe kjo është arsyeja pse ne i besojmë dhe e mbështesim”.
Kur u nxit për një përgjigje nëse ai besonte apo jo se Mudrik është i pafajshëm, italiani shtoi: “Pikërisht, po, kështu është. Ajo që tha Mika.
Ne të gjithë besojmë se është i pafajshëm, pastaj do të shohim. Unë mendoj se ai do të kthehet, por me siguri nuk e dimë se kur”.
