VIDEO/ Supergol i Asllanit, mesfushori shqiptar shënon për Interin nga goditja e këndit

Kristjan Asllani ka shënuar për Interin në ndeshjen e vlefshme 1/8-at e finaleve të Kupës së Italisë.

Mesfushori shqiptar shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë golin e dytë të Interit ndaj Udineses.

Interi e mbylli pjesën e parë me epërsi prej 2-0 dhe po shkon me hapa të sigurt drejt çerekfinales së Kupës së Italisë.