Rinovimi i Neuerit shumë pranë, Eberl: Janë detajet e fundit, ja çfarë u sigurojmë ‘yjeve’ tanë
Drejtuesit e Bayernit të Mynihut janë pranë rinovimit të kontratës së portierit Manuel Neuer, ndërsa negociatat me lojtarë të tjerë po përparojnë, zbuloi Max Eberl, anëtar i Bordit të Drejtorëve për Çështjet Sportive.
Portieri 38-vjeçar është pjesë e gjigantëve bavarezë që nga viti 2011 dhe aktualisht po rikuperohet nga një frakturë në brinjë. Kontrata aktuale e Neuer skadon në fund të këtij sezoni.
Neuer me brinjë të thyer, rikthehet vetëm në 2025
Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, foli për seriozitetin e dëmtimit të portierit gjerman.
"Negociatat me Neuer po shkojnë mirë. Tani është çështje e mbylljes së detajeve të fundit," deklaroi Eberl gjatë një konference për shtypin para ndeshjes së fundit të Bayernit për këtë vit (të premten kundër RB Leipzigut).
Në fundjavën e kaluar, Neuer tha:
"Besoj se të dyja palët do të jenë të kënaqura nëse vazhdojmë bashkë, por nuk ka nevojë për ngut.
Së pari, duhet të përmirësohem."
Eberl shtoi se nuk mund të thotë nëse kontrata e kapitenit të ekipit do të jetë e para që do të rinovohet.
Kontratat e Joshua Kimmich, Alphonso Davies, Leroy Sané dhe Thomas Muller gjithashtu përfundojnë në qershor dhe Bayern dëshiron që Jamal Musiala të qëndrojë përtej vitit 2026.
"Bisedimet janë shumë të hapura për momentin. Qëndrimi ynë është i qartë. Shpresoj që lojtarët të reflektojnë gjatë pushimeve të tyre. Nuk mund të premtojmë asgjë, por mund t'u tregojmë lojtarëve për çfarë luftojmë dhe cilat janë objektivat tanë. Natyrisht, gjithçka lidhet me besimin.
Ne përpiqemi ta ofrojmë atë për lojtarët çdo ditë. Nuk mund të premtojmë trofe, por mund të krijojmë kushtet më të mira të mundshme," shpjegoi ai.
