Çfarë pret Kosova nga “Trump”? Veliu: Qasja e SHBA-ve nuk do të ndryshojë, do jetë në një linjë me BE-në

Lulzim Veliu, njohës i çështjeve rajonale në lidhje direkte nga Kosova, komentoi për “Ora News” zhvillimet më të fundit ndërkombëtare në raport me Prishtinën zyrtare.

Duke iu referuar zhvillimeve që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me linjën që do të përcaktojë administrata “Trump”, Veliu theksoi se nuk do të ndryshojë rrënjësisht qasja e SHBA-ve ndaj Ballkanit, por ajo do të jetë në një linjë me atë të Bashkimit Evropian.

“Unë shpresoj që të shkojmë drejt një finalizimi të një marrëveshjeje të artë me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Është pritur me një farë dyshimi vendimi i zgjedhjeve në SHBA, pasi në administratën e parë të presidentit Trump ka pasur zhvillime që nuk përkonin me interesat e Kosovës, por duket se situata ka ndryshuar tashmë.

Nëse do të arrijmë një njohje qoftë dhe formale nga Serbia, atëherë gjërat do të kenë të tjera zhvillime.

Asi siç dihet dyert e Serbisë drejt BE-së janë të mbyllura, dhe tashmë duket se Presidenti Vuçiç është orientuar drejt Brukselit, ndërsa ka protesta të vazhdueshme kundër qeverisjes së tij.

E në këtë situatë, Kosova duhej të kishte përgatitur gjatë kësaj kohe një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ta kishte dorëzuar në Bruksel, por nuk e kanë bërë.

Dhe duket se si Vuçiç ashtu edhe Kurti kanë luajtur me kohën, por mendoj se në përfundim të zgjedhjeve në Kosovë, besoj se do të ketë një marrëveshje për Asociacionin”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij Lulzim Veliu.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË TË LULZIM VELIUT NË “ORA NEWS”