Kapet në Portin e Igumenicës sasi e madhe kokaine dhe marijuane, kamioni vinte nga Italia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 13:10
Një sasi e madhe droge është kapur në Portin e Igumenicës, duke e bërë sasinë e tretë të drogës të kapur brenda një jave në portet greke, pas atyre në Selanik e Pire.
Gjatë kontrollit në një kamion që vinte i imbarkuar në traget nga Italia, me drejtues shtetas grek 57 vjec, policia gjeti dhe sekuestroi 317 kg 350 gram marijuanë të llojit “Skunk”, 16 kg 810 gram kokainë, 25 kg 240 gram methamfetaminë kristal e llojit “Ice”, 20 litra aceton për përzierje të lëndës narkotike, 1 kallëp prese kokaine.
Policia greke vijon hetimet për zbulimin e grupit kriminal përgjegjës për këtë sasi rekord.