Bilalli: Ndikimi i Grenell do jetë direkt dhe indirekt edhe në proceset në Ballkan

Njohësi i gjeopolitikës dhe ish diplomati, Lutfi Bilalli në një intervistë në Ora News u shpreh se ndikimi i Grenell në postin e ri të emëruar nga Trump do jetë direkt dhe indirekt edhe në proceset në Ballkan.

Bilalli: Besoj se Grenell në mandatin e parë nën administrimin e Donald Trump 2016-2020 ka qenë një Grenell i cili ekskluziv ka qenë shumë i involvuar me Ballkanin dhe posaçërisht në bisedimet Kosovë- Serbi.

Në pozicionin e ri të emëruar nga presidenti Trump mendoj që Grenelli mos të them që është paralel një lloj sekretari shteti.

Në politikën e jashtme dhe me atë çka e oblikon Shtëpia e Bardhë dhe personalisht vetë Trumpi besoj se ndikimi i tij do të jetë direkt dhe indirekt edhe në proceset në Ballkan.

Grenell nuk i ka fort në qejf europianët dhe do të kemi një rivalitet prej asaj që është plani franko-gjerman por edhe aneksi i marrëveshjes së Ohrit.