Eliminimi i gjeneralit rus/ Arrestohet një shtetas nga Uzbekistani, mori 100 mijë USD nga ukrainasit
Rusia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, lidhur me atentatin ndaj gjeneralit Igor Kirillov. Hetuesit rusë besojnë se shtetasi uzbek vendosi bombën që vrau gjeneralin Igor Kirillov, sipas udhëzimeve të shërbimit të sigurisë të Ukrainës.
Siç raportohet 29-vjeçari ishte rekrutuar nga shërbimet speciale ukrainase dhe i kishte premtuar 100000 dollarë dhe udhëtim në Bashkimin Evropian, raportoi agjencia e lajmeve Tass, duke cituar agjencinë vendase të spiunazhit të vendit, FSB.
Burri u arrestua në fshatin Chernoye në rrethin Balashikha të Moskës, njoftoi agjencia e lajmeve Ria, duke cituar zëdhënësen e ministrisë së brendshme, Irina Volk.
Kirillov, kreu i njësisë së armëve kimike, biologjike dhe radiologjike të ushtrisë, u vra së bashku me ndihmësin e tij kur shpërtheu një bombë e fshehur në një skuter elektrik, ndërsa dy burrat u larguan nga një ndërtesë në një zonë banimi në jug-lindje të Moskës të martën.
Kirillov ishte oficeri më i lartë ushtarak rus që u vra brenda Rusisë. Shërbimi inteligjent SBU i Ukrainës, i cili e akuzoi atë si përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase, diçka që Moska e mohon, mori përgjegjësinë për vrasjen.
