14 të vrarë nga tërmeti me magntiduë 7.3 që u regjistrua në Port Vila
Një tërmet me magnitudë 7.3 ka goditur kryeqytetin e Vanuatu, një arkipelag i ulët me rreth 80 ishuj në Paqësorin Jugor. 14 persona kane mbetur te vdekur që nga regjistrimi i fatkeqësisë të martën, por kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e personave të zhdukur. Autoritetet kanë shpallur për 1 jave gjendjen e jashtëzakonshme.
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në arkipelagun Vanuatu, që ndodhet në lindje të Australisë veriore, pasi një tërmet me magnitudë 7.3 goditi kryeqytetin Port Vila.
Burimet bëjnë me dije se 6 nga personat humbën jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut, ndërsa pjesa tjetër nuk u larguan dot nga ndërtesat, të cilat u shembën.
Ndërkohë, dhjetëra ndërtesa u rrënuan, ndërsa pjesa më e madhe e tyre pësuan dëmtime të mëdha.
Ekipet e kërkim shpëtimi u angazhuan menjëherë për gjetjen e të mbeturve nën rrënoja.
Rreth 200 persona u shpëtuan që nga momenti i regjistrimit të lëkundjeve të martën, por përfaqësuesit nga zyra e qeverisë për menaxhimin e fatkeqësive, bënë me dije se ata kishin marrë plagë në trup.
Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme për 7 ditë, me qëllim kufizimin e lëvizjeve, por edhe për vazhdimin e kërkimeve, pasi dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.
Post goditjet vazhduan edhe gjatë gjithë natës, deklaroi për “ABC News” australiane, Caroline Bird, një banore e zonës, e cila pranoi se kjo ishte një ndër goditjet më të mëdha që kanë përjetuar.
Australia fqinje pritet të dërgojë ndihma, si ekipe shtesë të kërkim shpëtimit, apo dhe mjete si eskavator, cekiç, si dhe ujë të ftohtë të pijshëm.
Edhe SHBA dhe Franca gjithashtu kanë premtuar ndihmë.
Tërmeti goditi qendrën e vendit në orën 12:47 me orën lokale, dhe ngjalli frikën për shkaktimin e ndonjë tsumani të mundshëm.
Vanuatu, një arkipelag i ulët me rreth 80 ishuj në Paqësorin Jugor, ndodhet në perëndim të Fixhit dhe mijëra kilometra në lindje të Australisë veriore.
Pozicioni I tij gjeografik, e bën një zonë te ekspozuar ndaj lëkundjeve sizmike dhe fatkeqësive të tjera natyrore.

