Operacion anti-drogë në Katalonjë, arrestohet një shqiptar e dy spanjollë

Një operacion i Policisë Kombëtare dhe Policisë Vendore të Sant Cugat përfundoi me tre persona të arrestuar në lagjen Mira-sol në Katalonjë të Spanjës.

Është një operacion kundër trafikut të marijuanës, sipas TOT Sant Cugat dhe i konfirmuar për Cugat Media nga Policia Kombëtare.

Dy nga të arrestuarit, një burrë dhe një grua, janë me kombësi spanjolle.

I arrestuari i tretë është një shtetas shqiptar.