Tr*fik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj/ Ç'montohet organizata shqiptare në Itali, 8 të arrestuar

Autoritetet italiane kanë finalizuar dje (17 Dhjetor) një operacion kundër goditjes së rrjetit të shpërndarjes dhe trafikut të lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se nga ky operacion janë arrestuar tetë persona, mes tyre gjashtë shqiptarë. Gjithashtu gjykata e Astit ka dhënë ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” për trafik kokaine.

Po ashtu organizata vepronte kryesisht në Granca, Cuneo dhe Asti. Hetuesit kanë mundur të gjurmojnë edhe lëvizjet e celulës, rolet e të dyshuarve dhe operacionet financiare të tyre. "Kokat" e organizatës rekrutonin të rinj nga Shqipëria me ‘kontrata’ 3-mujore, koha e shkeljes së zonës Shengen, teksa u sigurohej akomodimi, mjetet e transportit, ushqimi dhe një rrogë e mirë mujore që shkonte deri në 3 mijë euro në muaj, informon media italiane.

Por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit e grupit kujdeseshin për korrierët e tyre edhe në rastet kur ata dëboheshin nga Italia, apo riatdhesoheshin, duke i rikthyer në vend. Sipas hetuesve, pasi udhëzohej për mënyrat e trajtimit, “djali” i pajisur me makinë, smartfon dhe telefona të koduar, komunikonte nëpërmjet WhatsApp-it me klientët, duke mbledhur lëndën narkotike të paketuar në doza dhe duke e vendosur në vende të posaçme fshehjeje të krijuara në tokë dhe më pas e dorëzonte.