Turam: Kam parë videot e Vierit, prandaj po shënoj
Markus Turam luftoi dhe kërkoi një gol me ngulm duke e shënuar në minutat e fundit.
Sulmuesi francez u përshëndet me të ftuarit e DAZN, mes tyre edhe Kristian Vieri, me të cilin shkëmbeu disa batuta.
“I kam thënë Vierit që kam mësuar të shënoj gola duke parë videot e tij në rrjetet sociale.
Ka qenë një sulmues i madh”, tha fillimisht Markus. Ai gjithashtu foli edhe për triumfin kundër Lacios.
“Ishte shumë e rëndësishme për ne që të bënim një ndeshje të madhe pas humbjes në Champions.
E dinim që Lacio po kalonte një moment shumë pozitiv dhe duhet të bënim mirë për ta mundur.
Të gjithë u sakrifikuan dhe bënë gjithçka në fushën e lojës. Jemi të lumtur për këtë”, tha Turam.
Në fund edhe një batutë për parashikimin e Çalhanoglusë. “Kur ai thotë që do të shënoj, unë shënoj gjithmonë. E gjen”, përfundoi sulmuesi francez.
