‘Vitin tjetër do të fitosh Topin e Artë’/ Yamal i kthen përgjigje agjentit Jorge Mendes

Barcelona është e vetëdijshme se Lamine Yamal është lojtar kyç në “Camp Nou”.

Edhe pse vetëm 17 vjeç, ai po bëhet pikë referimi për skuadrën.

Për fatin e mirë të klubit, agjenti Jorge Mendes ka konfirmuar se qëllimi i lojtarit është të mos largohet kurrë nga Barcelona.

“Sigurisht që ai do të rinovojë me Barcelonën. Lamine është tifoz i Barcelonës”, është shprehur agjenti.

“Ti do të fitosh ‘Topin e Artë’ vitin tjetër”, i është drejtuar ai sulmuesit anësor.

Ky i fundit është përgjigjur: :Ta dëgjoftë Zoti fjalën!”.

Kontrata aktuale e Yamal me Barcelonën skadon në vitin 2026 dhe së shpejti do të zgjatet me të paktën dy vite të tjera. Klauzola e tij e largimit do të fiksohet në shifrën 1 miliard euro.