Goli i dytë radhazi në Kupën e Turqisë, sulmuesi i Kosovës spikat me Rizespor

Altin Zeqiri ka shënuar për Rizespor në Turqi.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ia doli të tundë rrjetën në minutën e 34-të, për rezultatin 3-0 kundër Vanspor.

Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Dhe kjo është sfida e dytë radhazi në këtë kompeticion, që Zeqiri dërgon topin në rrjetë.

24-vjeçari shfrytëzoi një top të mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjetë.

Klubi i Superligës turke po avancon kështu i sigurt në fazën tjetër.