'FIFA THE BEST'/ Njihuni me votat e Sylvinhos dhe Gjimshitit, kapiteni i Kombëtares çudit me zgjedhjen

Braziliani Vinicius u shpall sot fituesit i çmimit “The Best” që jepet nga FIFA.

Braziliani ishte humbësi i madh te “Topi i Artë”, ku u mposht nga Rodri, ndërsa sot kaloi pikërisht mesfushorin spanjoll për të bërë të tijin trofeun.

Në votime këtë radhë, përveç përfaqësuesve të mediave, u përfshinë edhe trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve.

Ashtu siç pritej, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka votuar pikërisht për bashkëkombësin e tij brazilian, duke i dhënë vendin e parë Vinicusit mes tre alternativave.

Rodri ishte zgjedhja e dytë, ndërsa Bellingam ishte e treta.

Më pak e zakontë ishte zgjedhja e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili në vendin e parë ka zgjedhur gjermanin Toni Kroos.

Në vend të dytë ai ka renditur Vinicus, ndërsa në të tretin ishte Rodri.