VIDEO - KAOS NË GJKKO/ “Plumbi i Artë”, SPAK: Dumani të dëshmojë me dyer të mbyllura! Kundërshtojnë të pandehurit: Fjala jonë të dëgjohet!

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, në lidhje me procesin për “Plumbin e Artë” të kryhet pa praninë e mediave dhe procesi të vijojë me dyer të mbyllura.

Kërkesa e SPAK nuk është mirëpritur nga të pandehurit e tjerë, të cilët kanë deklaruar se duan që gjithçka të zhvillohet me praninë e mediave.

“Dua që fjala ime të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkoj që media te jetë prezente në sallë”, u shpreh i pandehuri Petrit Çoli.

Ndërkohë avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura.

“Media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë”, kanë deklaruara ata.

Petrit Qoli: "Kam 1 vit e gjysmë në burg, dua që fjala ime të jetë transparente!"

Adrian Uzuni: "Jam baba i tre kalamajve, unë dua të vërtetën patjetër i dua mediat, mos besoni një mashtrues dua vetëm drejtësi".

Pas këtyre kërkesave, Gjykata ka nxjerrë mediat jashtë seancës për të siguruar dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. “Përbën sekret hetimor”, tha gjyqtarja.

Pas kësaj largohen edhe të pandehurit nga kafazi, e po ashtu ikin edhe avokatët duke krijuar kaos në Gjykatën e Posaçme.