Çelja e grupkapitullit të 6, Komisionerja për Zgjerimin: Duam të forcojmë unionin! Ndryshimet gjeostrategjike…
“Gur kilometrik” e ka quajtur Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, hapjen e grupkapitullit të 6 në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
““Gur kilometrik” është aksesi i Shqipërisë dhe hapja e grupkapitullit të 6. Falenderoj presidencën hungareze për të bërë të mundur një gjë të tillë, shpresoj të vijojë edhe në presidencën polake.
Hapja është mesazh për Shqipërinë dhe rajonin se zgjerimi prioritet për BE dhe jemi të përkushtuar për të marrë rezultatet të tjerë për të përforcuar unionin në bazë edhe të ndryshimeve gjeopolitike që po ndodhin.
Negociatat është një proces që do të sjelle përfitime për qytetarët, ndërsa ne do të ndërtojmë në të ardhme të përbashkët dhe të lulëzuar”, tha ajo.
KONFERENCA E PERBASHKET NE BRUKSEL

