“Sot Shqipëria vend me i sigurt falë punës suaj”, Hoxha falënderon ish-punonjësit e policisë: Numri i vrasjeve është ulur 3 herë nga 2013

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, të cilët kanë dalë në pension.

Teksa shprehu mirënjohjen e tij për punën që ata kanë bërë ndër vite, Hoxha tha se rezultatet e punës së tyre ndër vite janë të prekshme. Ministri tha se numri i vrasjeve në vend është ulur 3 herë, në krahasim me vitin 2013.

Ervin Hoxha: Frytet e punës suaj ndër vitë janë të prekshme sot. Në vitin 2013 në vend u regjistruan 107 vrasje,  sot ky numër është ulur 3 herë më pak duke sjellë Shqipërinë e një niveli europian, sa i përket çështjeve të kriminalitetit. Trajtimi i ish punonjësve të policisë ka treguar përmirësim.

Kemi nisur aksion të madh kundër kriminalitetit ekonomik për të siguruar më shumë të ardhura për pensionet, prandaj qeveria është angazhuar për rritjen e pensioneve.

Mirënjohja jonë nuk përfundon me pensionin. Përvoja juaj mund të përdoret për të organizuar leksione, rekomandime të ndryshme të hapura në shkolla për edukimin e brezit të ri. Sot Shqipëria është vend me i sigurt dhe më i denjë falë punës suaj.