12 të vdekur në resortin e skive/ Gjeorgji, helmohet stafi i biznesit! Shkak, dyshohet ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një resort skishë në Gjeorgji ky 12 persona janë gjetur të vdekur bë dhomat e tyre. Ata dyshohet të jenë pjesëtarë të stafit të cilët nga hetimet paraprake rezulton të jenë helmuar me monoksid karboni.
12 persona kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni në një vendpushim skish në Gjeorgji.
Trupat e 11 të huajve dhe një shtetasi gjeorgjian u gjetën në një dhomë gjumi mbi një restorant në stacionin Gudauri në veri të vendit të Kaukazit, sipas zyrtarëve.
Policia tha se testet paraprake nuk tregojnë ndonjë gjurmë dhune në trupa dhe dukej se ishte një aksident.
Viktimat mendohet se janë punonjës të restorantit, sipas Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë.
Hetimi fillestar zbuloi se një gjenerator i energjisë elektrike, i cili ndodhej në një hapësirë të mbyllur pranë dhomave të gjumit ku flinin 12 personat, ishte ndezur një ditë më parë pas një ndërprerjeje të energjisë.
Një gjenerator me naftë u ndez pasi ndërtesa humbi energjinë elektrike të premten, tha policia.
Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse ky mund të ketë qenë shkaku i grumbullimit të monoksidit të karbonit që thuhet se helmoi viktimat.
Monoksidi i karbonit (CO) është një gaz pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije shumë toksik për njerëzit dhe kafshët.
Ai prodhohet kur lëndët djegëse si gazi natyror, propani, benzina, druri ose qymyri digjen në mënyrë jo të plotë për shkak të oksigjenit të pamjaftueshëm.

