Pagesat online/ Eksperti Muço: Programi ka si qëllim luftën ndaj evazionit fiskal
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 15:43
Eksperti i Ekonomisë, Klodian Muço në një intervistë në Ora News u shpreh se platforma e pagesave online ka si qëllim luftën ndaj evazionit fiskal.
Muço: Një ndër problematikat që ka Shqipëria ndër vite është evazioni fiskal.
Të dhënat e fundit të buxhetit për 2025 treguan që të ardhurat fiskale në raport me prodhimin e përgjithshëm bruto janë rreth 28%.
Ndërkohë që mesatarja e rajonit e vendeve të Ballkanit Perëndimor është 34%.
Ndërkohë që Serbia që ka të njëjtin presion fiskal si Shqipëria arrin deri në 42% të prodhimit të përgjithshëm bruto.
Kjo na nxjerr në pash pastaj se sa i lartë është niveli i evazioni fiskal në Shqipëri.
Kam përshtypjen që edhe ky program ka si qëllim luftën ndaj evazionit fiskal.
