Estonia sanksionon kryeministrin gjeorgjian dhe 13 zyrtarë të tjerë
Estonia njoftoi sot se kishte sanksionuar kryeministrin gjeorgjian Irakli Kobakhidze dhe 13 zyrtarë të tjerë nga ky vend, duke denoncuar dhunën kriminale, të ushtruar nga autoritetet gjeorgjiane kundër demonstruesve, gazetarëve dhe opozitës.
Njoftimi u bë nga kreu i diplomacisë estoneze Margus Tsahkna në X.
Këto zgjedhje, të bojkotuara nga opozita dhe që rrezikojnë të theksojnë krizën politike në këtë vend kaukazian, provokuan demonstrata të reja në rrugë të shtunën, ndërsa kreu i shtetit në largim, presidentja pro perëndimore Salomé Zourabichvili, e kishte konsideruar këtë votim të paligjshëm dhe tha se do ta refuzonte dorëzimin e mandatit të saj.
“Estonia ka sanksionuar 14 zyrtarë të tjerë gjeorgjianë, përfshirë kryeministrin Kobakhidze”, shkroi ministri estonez, pa përmendur emrat e tjerë dhe pa specifikuar sanksionet.
Tre vendet baltike, përfshirë Estoninë, kanë ndaluar disa zyrtarë gjeorgjianë të hynin në territorin e tyre, duke përfshirë ministrin e Brendshëm Vakhtang Gomelauri, si dhe njeriun më të pasur të Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, i konsideruar gjerësisht se po tërheq fijet e pushtetit.

