Reforma e inspektorateve/ Hajdari: Kemi plotësuar kushtet evropiane, të zbatojnë autonominë
Shkëlqim Hajdari, Kryeinspektor, Inspektorati i Përgjithshëm i ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj tha se në ligj në lidhje me inspektoratet të plotësohet kushte evropiane.
Hajdari: Kemi qenë të kujdesshëm që në ligj në lidhje me inspektoratet të plotësojmë dy kushte evropiane; nga njëra t’i lënë të drejtën autoritete lokale të zbatojnë autonominë e tyre dhe nga ana tjetër, inspektorati i përgjithshëm të japë të gjithë ndihëm kur të mos ketë vendimmarrje.
Inspektorati i përgjithshëm, nuk ka asnjë kompetencë për rekrutim dhe në karrierë, nuk ka asnjë kompetencë në masat administrative, nuk ka asnjë kompetencë për të shkarkuar njeri nga puna. Ka në kompetencë që inspektoratet vendore, të jenë pjesë e planeve mujore të pavarura dhe të miratuara nga inspektorati i përgjithshëm, jo për të kontrolluar cilësinë e punës, por për të siguruar atë që nëse e inspekton një muaj një inspekto, të mos e inspektojë një inspektor shtetëror.
