Reforma e inspektorateve/ Hajdari: Trupa bashkëkohore vetëm për inspektim, punësimet me garë

Shkëlqim Hajdari, Kryeinspektor, Inspektorati i Përgjithshëm i ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj tha se Trupat bashkëkohore të inspektimit janë vetëm për inspektim dhe jo për diçka tjetër.

Hajdari: Trupat bashkëkohore të inspektimit janë vetëm për inspektim dhe nuk mund të jenë brenda një çadra edhe rojtari dhe ai që shkon monitoron dhe licencon. Kjo është nga një inspektor i thjeshtë deri tek një inspektorati shtetëror. Parashikohet ngritja e një komisioni nga Inspektorati qendror dhe nga ai që ka hapur vendin e punës.

Do të konkurrojnë njerëzit në një vend jo pa korsi, por do të jetë të përcaktuar qartësisht kriteresh e punës. Do të zgjidhen njerëz që do të konkurrojnë. Do të hapen një rrugë e madhe për inxhinierë që do të konkurrojnë. Kryeinspektori qendror, që sot vjen me emërim, dhe do ta zgjedhë tashmë një komision, duke zgjedhur një njeri që ka kaluar gjithë hallkat.