Reforma e inspektorateve/ Hajdari: E rëndësishme po aq sa reforma në drejtësi
Shkëlqim Hajdari, Kryeinspektor, Inspektorati i Përgjithshëm i ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj tha se reforma e inspektorateve është gati po aq e rëndësishëm sa ajo në drejtësi.
Hajdari: Nëse nuk do të kishim nxituar nuk do ta realizonim këtë reformë, ndryshe nga reforma e madhe që është bërë në Shqipëri, sikurse ishte ajo në drejtësi që kishte mbështetje të madhe, reforma që është gati sa ajo, nuk ka pasur këtë impakt në shoqëri, ka qenë i interesuar biznesi që ka qenë i përshirë në hapat e parë të kësaj reforme.
Unë doja që të merrte ligjin formën e duhur dhe sigurisht që e kisha ndarë që intervistën për këtë reformë ta bënim së bashku, pasi ju jeni edhe personi i vetëm në vend që e njihni shumë mirë mënyrën e organizimit e inspektorateve vendore.