“I ka vënë hanxharin në kokë”/ Abilekaj: Ramës i duhet Veliaj i diskretituar! SPAK ose po e shantazhon, ose është i shantazhuar prej Veliajt
Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për kontrollet që ka zhvilluar SPAK nëpërmjet BKH, te familjarët e Veliajt në kuadër të një hetimit pasuror.
Abilekaj tha se SPAK është i ngadaltë dhe ose po shantazhon Veliajn me hetimet, ose është i shantazhuar prej tij dhe nuk vepron dot.
"SPAK bëri një njoftim, ka procedim penal për hetim pasuror. Ajo që po bën SPAK me Veliajn është pak e çuditshme. Pse? Është e pashpjegueshme sepse Veliaj vetëm nga Nisma Thurje është paditur në disa çështje. Ka iceneratorët, Eko Tirana, 5d, Ndraghettën, pra ka hetime për të. Për asnjë nga këto nuk po thirret, u thirr njëherë për inceneratorët dhe kaq.
Pra për një hetim pasuror, po bëhen kontrolle dhe ka hapa konkretë. Çfarë po ndodh me hetimin e inceneratorëve? Përse e mban SPAK zvarrë, ndërkohë që hap hetim pasuror? SPAK ose po i bën shtantazh Veliajt ose është i paaftë ta hetoje.
Por, ne duhet të dimë diçka nga kjo gjë. Nuk mund të kemi një zyrtar të nivelit të lartë të jetë tre vjet nën hetim dhe të mos ketë asnjë masë. Atëherë kemi të bëjmë me shantazh, njëra palë ose tjetra. Ose është Veliaj i shantazhuar ose SPAK.
Pra vajtën si luan atje dhe dolën si lepur. Imazhi i Veliajt politikisht ka marrë fund. Por a do të bëhet drejtësi? SPAK ose të çojë çështjen deri në fund, ose ta mbyllë. Nuk mund ta mbash si shantazh ndaj një politikani me detyra të rëndësishme", tha Abilekaj.

Enton Abilekaj thotë se Edi Ramës nuk i duhet Veliaj në burg para zgjedhjeve, pasi ai është makineri elektorale dhe duhet për vota, por kryeministrit i duhet i "diskretituar" që të mos ketë asnjë aspiratë për të qenë pasardhës i tij.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se edhe hetimet e SPAK e reflektojnë këtë dëshirë të kryeministrit, pasi SPAK e heton por nuk merr hapa të mëtejshme edhe pse ka të paktën pesë hetimet ndaj tij.
"Rama e ka nisur sulmin ndaj Veliajt si çdo tiran, që ka frikë nga pasardhësi. Veliaj u ekspozua si pasardhësi, sulmin ndaj tij e ka nisur Edi Rama, e tallte, e injoronte, etj. Hapja e hetimeve mund të jetë edhe urdhër i Ramës.
Ka interes Rama të zhdukë Veliajn nga politika para zgjedhjeve? Rama është i interesuar që Veliaj të diskretitohet dhe jo të shkatërrohet, sepse votat e tij i duhen në zgjedhje.
Nëse ka 10 apo 20 mijë vota më shumë se PD, Rama nuk është idiot t'i flakë kot. Para zgjedhjeve nuk i duhet shkatërrimi i Veliajt, por diskretitimi. Pra njësoj siç bën SPAK. Kur sheh SPAK, duket si dora e Ramës që po e bën këtë.
I hap pesë dosje penale dhe nuk e kap për asgjë. Ia gjen faktet dhe nuk përdor gjë në gjykatë. A është kjo një lojë e Ramës nëpërmjet SPAK? Apo është një koiçidencë? Nuk e do në burg, por do ta përdorë kështu, që të punojë Veliaj për Ramën.
Veliaj për Ramën nuk do të punojë, sepse në 2027 ai mbetet pa punë, është më i interesuari në PS që të largohet Rama këtë mandat, por që të mos bëjë Veliaj atë që bëri Rama në 2005 me Nanon, Rama i ka vënë një hanxahr në kokë, i thotë puno ose ta preva kokën. Kjo logjikë na përputhet me këtë që po bën SPAK sot", tha Abilekaj.



