Osmani do të takohet me krerët e institucioneve të sigurisë, diskutohet për sulmin e Ibër Lepencit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2024, 12:18
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot do të takohet me institucionet e sigurisë së vendit për të diskutuar lidhur me sulmin që është kryer në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor.
Ajo këtë e ka bërë të ditur në konferencën me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.
Sulmin e 29 nëntorit, ajo e ka konsideruar si sulm terrorist, raporton EO.
“Pas fjalimeve do të shkojë që të takohem me institucionet e sigurisë për të diskutuar për sulmin terrorist që ka ndodhur”, ka thënë Osmani.

