Raportuesi për Kosovën në PE nis sot misionin treditor për mbledhjen e fakteve, mban konferencë për media

Raportuesi i sapoemëruar për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bëhet e ditur se ai në orën 11:00 do të mbajë një konferencë për media.

Ndër tjera, shtohet se kjo do të bëhet si pjesë e misionit të tij treditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.

Konferenca para objektit të Zyrës së BE-së në Kosovë. /Klankosova.tv