Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ KQZ njofton: 11 dhjetori, afati i fundit për certifikimin e subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar partitë politike se kanë edhe dy ditë afat që të dorëzojnë aplikimin e tyre për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
KQZ bën me dije se deri më 11 dhjetor 2024, në orën 16:00, është afati i fundit për subjektet politike, teksa ka njoftuar gjithashtu se sht krijuar dhe drguar platforma elektronike https://certifikimi.kqz-ks.org/ e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
“Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës dhe koalicioneve të deklaruara, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë. Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës, do të krijojë ‘userët’ edhe për të gjitha subjektet politike (iniciativat dhe kandidatët e pauarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje”, thuhet në njoftim.
