Rregulla të reja për noterët, shtohet numri i licensave, 1 noter për 7 mijë banorë

Noterët pritet ti nënshtrohen rregullave të reja për marrjen e licensave inspektimit dhe masave disiplinore.

Në draftin e hedhur nga Ministria e Drejtësisë për konsultim publik parashikohet shtimi i numrit të tyre për banorë në 1 noter per 7 mije banore nga 15 mijë që ishte më parë.

Ky hap sipas ministrise drejtesise eshte bazuar sipas standardeve të vendeve te rajonit.

Ndërkohë per te marre nje license nje zëvendësnoter, nuk do ti duhet me te presë e dalë dikush ne pension por mund te konkurojne drejtperdrejt.

Edhe eksperienca për të marrë të drejtën e futjes në garë nga 3 vjeçare shkon në  1 vit.

Noterët do te kene mundesine edhe pezullimin e perkoheshem te licenses nese ndjekin trajnime per nje periudhe 3 vjeçare.

Për inspektimet, Ministri i Drejtësisë mund të urdhërojë kryerjen nese ngrihen pretendime nga qytetare per ceshtje te caktuara, ndersa rregulla parashikohen edhe për hetimin disiplinor.

Bordi disiplinor ka te drejten heqjen e licenses se notereve, ndërsa Ministri i Drejtësisë ka rol ekzekutimin e vendimeve të bordit.

Nderkohe gjate procedimit disiplinor noterit apo zevendesnoterit i sigurohet aksesi ne dosje kjo sipas parashikimeve te kodit te procedurave administrative.